Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 28 qershor.
28 qershor 1895 – Salvadori, Hondurasi dhe Nikaragua u bashkuan duke formuar Republikën e Madhe të Amerikës Qendrore.
28 qershor 1914 – Studenti serbo-boshnjak, Gavrilo Princip, vrau në Sarajevë trashëgimtarin e fronit të Austro-Hungarisë, Franz Ferdinand dhe bashkëshorten e tij, Sophie. Kjo ngjarje ndezi fitilin e Luftës I Botërore.
28 qershor 1919 – Blloku i Antantës (Britani, Francë, Rusi) dhe Gjermania nënshkruan Traktatin e Versajës, i cili i dha fund zyrtarisht Luftës I Botërore, plot 5 vite pas vrasjes së Franz Ferdinandit.
28 qershor 1967 – Izraeli pushtoi Jerusalemit Lindor.
28 qershor 2006 – Mali i Zi u bë shteti 192. anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
28 qershor 2016 – Një sulm vetëvrasës me armë dhe bomba u krye në Terminalin e Linjave Ndërkombëtare të Aeroportit “Ataturk” në Stamboll. Si pasojë e sulmit, u vranë 45 persona (përfshi kamikazët) dhe u plagosën 239 të tjerë.