Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 29 janar, shkruan Kosova Post.
29 Janari është dita e 29 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 336 ditë.
29 janar 1923 – Turqia dhe Greqia nënshkruan Marrëveshjen e Lozanës për Shkëmbimin e Popullsisë, e cila parashikonte shkëmbimin e grekëve banorë në territoret turke me turqit rezidentë në Greqi. Marrëveshja hyri në fuqi më 6 gusht 1924. Rreth 1 milion grekë të Anadollit dhe mbi 500 mijë turq të Greqisë u detyruan të emigrojnë respektivisht në Greqi e Turqi. Grekët rezidentë në Stamboll, Gokçeada (Imbros) e Bozcaada (Tenedhos) të Turqisë, si dhe turqit banorë të Trakisë Perëndimore në Greqi, u përjashtuan nga shkëmbimi i popullsisë.
29 janar 1988 – Mbi 20 mijë turq të Trakisë Perëndimore u hodhën në protestë pasi Gjykata e Lartë e Greqisë vendosi për mbylljen e Shoqatës së Mësuesve Turq të Trakisë Perëndimore dhe Shoqatës Rinore Turke të Komotinit. Policia greke ndërhyri me forcë brutale ndaj protestuesve duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra turqve. Që atëherë, kjo datë përkujtohet nga turqit e Trakisë Perëndimore si “Dita e Rezistencës Kombëtare”.
29 janar 2009 – Recep Tayyip Erdogan, asokohe kryeministër i Turqisë, bëri në Samitin e Davosit reagimin e tij famshëm që në historinë e diplomacisë turke njihet si “One minute!” (Një minutë!). Ai reagoi kundër ndërprerjes së fjalës së tij teksa po kritikonte dhunën shtetërore izraelite ndaj popullit palestinez dhe njohjen e më shume kohe për të folur presidentit të atëhershëm të Izraelit, Shimon Peres, gjithashtu pjesëmarrës në të njëjtin panel. Erdogani iu drejtua Peresit me fjalët “ju dini mirë si të vrisni” dhe u largua nga takimi duke thënë: “Davosi ka marrë fund për mua!”
1595 – Romeo dhe Juliet e William Shekspirit u vu në skenë për herë të parë në Londër (të paktën kështu është pranuar). Krahas Hamletit, Romeo e Juliet është pjesa më e shfaqur e Shekspirit dhe jashtëzakonisht popullore që kur ai ishte gjallë. Romeo e Juliet është gjithashtu një nga dramat e para shekspiriane e shfaqur jashtë Anglisë; një version i shkurtër dhe i thjeshtuar i saj u shfaq në vitin 1604 në Bavari, Gjermani.
1613 – Galileo Galilei vëren Neptunin, por nuk arrin të njohë atë që sheh, disa thonë, i penguar nga mjegulla. Librat e historisë thonë se planeti Neptun u zbulua a përcaktua nga mesi i viteve 1800, pas shumë spekulimesh.
1635 – Themelohet Akademia Franceze, një nga shoqëritë letrare më të famshme në Evropë
1802 – John Beckley bëhet bibliotekari i parë i Kongresit amerikan. Paga e tij ishte 2 dollarë ditë. Kur pozita e bibliotekarit u krijua më 26 janar 1802, Presidenti Thomas Jefferson i kërkoi mikut të tij ,John Beckley, nëpunës i Dhomës së Përfaqësuesve, për të zënë këtë post. Dhe Beckley shërbeu njëkohësisht në të dy postet. Beckley kishte lindur në Angli më 4 gusht 1757, dhe erdhi në Virxhinia në moshën 11 vjeçare, si shkrues gjykate. Kur u rrit, ai shërbeu në disa poste gjithnjë e më të rëndësishme politike. Dhe kur qeveria e Virginia u zhvendos nga Williamsburgu në Richmond, Beckley u bë anëtar i këshillit bashkiak dhe pastaj kryebashkiak. Kur John Beckley vdiq më 1807, djali i tij Alfred trashëgoi disa hektarë tokë në atë që sot është Virxhinia Perëndimore, dhe ndërtoi shtëpinë e parë të një fshati, sot qyteti Beckley.
1845 – Poema “Raven” (Korbi) u botua për herë të parë në gazetën Evening Mirror në Nju Jork; Edgar Allan Poe (1809 – 1849) përdori pseudonimin Quarles në këtë botim. Stili i poemës ishte i ri, ashtu edhe emri i rremë i autorit. Më vonë, Poe do të shprehej në esenë e tij “The Poetic Principle ” se nuk i pëlqente didaktizmi dhe alegoria, edhe pse besonte se kuptimi në letërsi duhet të jetë nën sipërfaqe. Shkrimet me kuptime të dukshme, shkruante ai, pushojnë së qeni art. Poe besonte se shkrimi i mirë duhet të jetë i shkurtër dhe të përqëndrohet në një efekt të veçantë. Ai besonte se shkrimtari duhet të llogarisë me kujdes çdo ndjenje dhe ide. “Këtë mënyrë rigoroze, ndoqa kur shkrova poemën “Korbi”, thotë Poe në esenë “The Philosophy of Composition”.
1861 – Kansas u bë shteti i 34 i ShBA-ve.
1888 – Ne Sanremo, Itali vdiq anglezi Edward Lear artist, ilustrues, autor, poet, piktor i punësuar për të udhëtuar e vizatuar zogj e kafshë, peisazhe, njerëz e veshje, shtëpi, kështjella në rajonin e Mesdheut; si fushë veprimi Lear zgjodhi Shqipërinë e Greqinë, dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij. Lear ishte i njohur si autor me pseudonimin më të gjatë; Prizzikalo Kattefello Ablegorabalus Ableborinto (akush nuk mund të thotë se nga u nis Edward për krijimin e shprehjeve të tilla që tingëllojnë paksa ballkanikë. Edward Lear lindi në një fshat afër Londrës në vitin 1812, i 20-i mes 21 vëllezërve e motrave. Endërra e ti ishte ilustrumi i një libri me poezi nga “poeti laureat i Anglisë dhe Irlandës”, Alfred Tennyson. Gjatë viteve të fundit të jetës, Lear u vendos në një fshat afër Sanremos, Itali, ku edhe vdiq më 1888. Në pllakën e varrit të tij janë gdhendur disa vargje rreth malit Tomor, që Alfred Tennyson i shkroi kur lexoi librin e Learit Mbi udhëtimet në Greqi e Shqipëri.
1896 – Mjeku amerikan Emil Grube u bë i pari që përdori rrezatimin për kurimin e kancerit të gjirit në klinikën e tij Rose Lee të Çikagos.
1911 – U botua në Sofje gazeta e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare “Liria e Shqipërisë”
1920 – Walt Disney fillon punën e parë si artist, me pagë 40 dollarë në javë për firmën DK Slide CO. Walt do të bëhej një figurë e madhe e industrisë të filmit të animuar në Amerikë e në botë. Walt Disney (1901 – 1966), së bashku me vëllain e tij Roy Disney, themeloi Walt Disney Productions, më pas kompania më e njohur filmike në botë, sot Walt Disney Company, me të ardhura vjetore prej 45 miliardë dollarësh.
1978 – Suedia ndalon përdorimin e spërkatjes me aerosol për shkak të efektit të dëmshëm për shtresën e ozonit, duke u bërë kështu vendi i parë që miratoi një mase të tillë.
1980- Gjashtë amerikanë pengje në Iran ikin nga Teherani, duke shpëtuar me ndihmën e kanadezëve. Nga kjo ngjarje merr temën filmi Argo (2012), me regji të Ben Affleck e George Clooney, bazuar në një skenar përshtatje e dy teksteve; libri “Master of Disguise” i operativit të CIA-s Tony Mendez; dhe artikulli “The Great Escape” i Joshua Berman, botuar në revistën Wired më 200
1996 – Teatri i Operës së Venedikut. “Feliks”, u shkatrrua nga zjarri për herë të dytë në historinë e tij.
1999 – Grupi i Kontaktit thërret qeverinë serbe dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës që më 6 shkurt t’i fillojnë bisedimet në Rambuje.
Lindje
1843 – William McKinley – 25. kryetar së SHBA (v. 1901)
1860 – Anton Çehov, dramaturg, aktor dhe tregimtar rus i njohur për tregimin “Kopshti i qershive”
Vdekje
1941 – Vdiq Ioannis Metazas diktatori i Greqisë nga viti 1936 – 1941
1962 – Vdiq violinisti i famshëm me origjin austriake, Fritz Kreisler
1991 – Hasan Dosti, jurist, gjykatës, ministër Drejtësie, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”.