Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 31 dhjetor, shkruan Kosova Post.
31 dhjetor 1609 – Në Stamboll u hodhën themelet e Xhamisë së Sulltan Ahmetit, e njohur ndryshe edhe si Xhamia Blu. Sedefqar Mehmet Agë Biçakçiu, arkitekt i kësaj vepre madhështore dhe njëherësh kryearkitekt i Perandorisë Osmane, e përfundoi Xhaminë e Sulltan Ahmetit në gati 8 vite.
31 dhjetor 1879 – Shpikësi amerikan, Thomas Edison, prezantoi për herë të parë publikisht llambën elektrike në Parkun “Menlo” të Nju-Xhersit, por rrugët e para që u ndriçuan me dritën inkandeshente të shpikur prej tij ishin ato të Pensilvanisë.
31 dhjetor 1943 – Aktori britanik, Ben Kingsley, laureat i Çmimit Oskar, erdhi në jetë në fshatin Snainton të Jorkshirit Verior. Ai mori famë botërore me rolin e Gandhit.
31 dhjetor 1968 – Një avion pasagjerësh ra në Australi duke shkaktuar 26 të vdekur.
31 dhjetor 1981 – Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT) realizoi transmetimin e parë televiziv më ngjyra për programin argëtues të Vitit të Ri 1982.
31 dhjetor 1994 – Austria, Finlanda dhe Suedia u anëtarësuan në Bashkimin Evropian duke e çuar në 15 numrin e shteteve anëtare të Unionit.
31 dhjetor 1999 – Kryetari i Shtetit të Rusisë, Boris Yeltsin, njoftoi dorëheqjen me një vendim të befasishëm dhe të gjitha kompetencat ia dorëzoi Kryeministrit Vladimir Putin.