Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 4 gusht, shkruan Kosova Post.
4 gusht 1914 – Ishin vetëm ditët fillestare të Lutës I Botërore dhe Gjermania pushtoi Belgjikën. Në përgjigje, Belgjika dhe Anglia i shpallën luftë Gjermanisë dhe aleatëve të saj, gjë të cilën e pati bërë edhe Franca 1 ditë më herët. Kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan neutralitetin e tyre.
4 gusht 1976 – Mbreti i Spanjës, Huan Karlos I i shpalli amnisti për të burgosurit politikë dhe filloi procesin e Kushtetutës së re pas regjimit të Frankos.
4 gusht 2008 – Të paktën 145 veta humbën jetë si pasojë e mbipopullimit të tempullit “Naina Devi” në shtetin verior Himaçal Pradesh të Indisë.