Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 4 shtator, transmeton Kosova Post.
4 shtator 1063 – Tugrul Beu, themelues i Perandorisë së Madhe Selxhuke, u nda nga jeta në qytetin Rej të Iranit, në moshën 73-vjeçare. Sulltan i selxhukëve në vend të Tugrul Beut u shpall Alp Arslani, djalë i vëllait të tij Çagri Bej.
4 shtator 1919 – Kongresi i Sivasit filloi punimet me fjalën përshëndetëse të Mustafa Kemal Pashait. Në këtë kongres u vendos për formimin e “Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Anadollit dhe Rumelisë” dhe për formimin e një delegacioni përfaqësues prej 15 anëtarësh. Në krye të delegacionit u zgjodh Mustafa Kemal Pashai.
4 shtator 2009 – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ndërmori një sulm ajror ndaj autoboteve të naftës, për të cilët u hodh pretendimi se ishin rrëmbyer nga talebanët, duke shkaktuar vdekjen e 90 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.