Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 7 janar, shkruan Kosova Post.
7 Janari është dita e 7 e vitit. Deri në fund të vitit janë edhe 358 ditë.
7 janar 1946 – Pas disa nismave të pasuksesshme në vitet e para të Republikës, në Turqi u ndërmor hapi i parë për transicionin në regjimin parlamentar shumëpartiak. Ish-kryeministri Celal Bayar dhe politikanë të tjerë të shquar si Adnan Menderes, prof. ord. Fuat Koprulu dhe Refik Koraltan, u larguan nga radhët e Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe themeluan Partinë Demokrate (DP). Celal Bayari u zgjodh kryetar i DP-së në Kongresin e Madh të mbajtur 3 ditë më vonë. Partia Demokrate fitoi zgjedhjet e 14 majit 1950 duke i dhënë fund pushtetit monist 27-vjeçar të CHP-së për t’u bërë e para forcë qeverisëse në sistemin e pluralizmit politik në Turqi.
7 janar 1979 – Njësitë vietnameze, të cilat luftonin prej 4 vitesh me regjimin kamboxhian të Kmerëve të Kuq, morën kontrollin e kryeqytetit Phnom Penh të Kamboxhias. Pol Poti, lider i Kmerëve të Kuq, u largua nga kryeqyteti dhe në vend shpërtheu lufta civile që do të vazhdonte deri në vitin 1999, ndërmjet qeverisë së re të mbështetur nga Vietnami dhe Kmerëve të Kuq.
1558 – Franca merr Pas-de-Calais, zotërimi i fundit i Anglisë në Evropën kontinentale. Rajoni ishte aneksuar nga Edward III i Anglisë në vitin 1347 dhe u rrit në një qendër për prodhimin e leshit. Banuar që nga koha parahistorike, rajoni Pas-de-Calais u popullua nga keltë, belgë, romakë, frankë dhe alemanë. Disa nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore u zhvilluan në Pas de Calais. Memoriali Vimy përkujton betejën e Vimy Ridge dhe është memoriali më i rëndësishëm i Kanadasë për të nderuar ushtarët e saj të rënë në Evropë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Pas-de-Calais ishte gjithashtu në shënjestër të Operacionit Qëndresa, një plan i Forcave Aleate për të mashtruar Gjermaninë naziste se zbarkimi i tyre do të ndodhë këtu, dhe jo në Normandi.
1610 – Galileo Galilei pa katër satelitët e Jupiterit. Ai ua vuri atyre emrat Io, Europa, Ganymede dhe Kalisto
1797 – Flamuri modern italian u përdorur për herë të parë. Flamuri i përbërë nga 3 shirita me gjerësi të barabartë vertikal, tre-ngjyrësh; të bardhë, të kuq e të gjelbër, ku e bardha përfaqëson Alpet e mbuluar me dëborë; ngjyra e gjelbër përfaqëson fushat dhe kodrat e vendit; e kuqja, gjakun i derdhur në luftërat italiane për pavarësi. Një interpretim tjetër është se gjelbra përfaqëson shpresën; e bardha besimin, dhe e kuqja dashurinë hyjnore; Këto ngjyra, gjithashtu u referohen 3 virtyteve teologjike (besim, shpresë, bamiresi).
1887 – Thomas Stevens përfundon udhëtimin e pare rreth botës me biçikletë; kjo është një nga ato ngjarje kur njeriu i bën pyetje vetes – Vërtetë ka ndodhur? Thomas e filloi udhëtimin në prill 1884. Ai u nis me biçikletë nga San Francisko në Boston; me anije shkoi në Angli; përsëri me biçikletë; me anije e përsëri me biçikletë nëper Francë, Gjermani, Austri, Hungari dhe Ballkan; aty shlodhet mes njerëzve të cilët kishin dëgjuar për Amerikën; ata e pyesnin dhe ai u përgjigjej; priti pastaj derisa të arrinin njoftimet se rrugët ishin të lira nga banditët dhe me biçikletë kalon nëpër Anadoll, Armeni, Kurdistan, Irak, dhe Iran, ku e zë dimri dhe qëndron mysafir i Shahut. Kur moti u ngroh, Thomas mori një avullore në Konstandinopojë dhe prej andej në Indi; një tjetër avullore e çoi atë nga Kalkuta në Hong Kong dhe Kinën jugore; kalon me biçikletë në Kinën lindore, dhe merr anijen për në Japoni. Pjesa me biçikletë e udhëtimit të tij nëpër botë përfundon më 17 dhjetor 1886 në Yokohama. Thomas Stevens u kthye me anije në San Francisko në janar 1887. Gjatë gjithë udhëtimit ai dërgonte letra a raporte të hollësishme për revistën Harper; këto shkrime më pas u përmblodhën në një libër dy-vëllimesh prej rreth 1 mijë faqesh “Around the World with a bicycle”. Një kopje e botimit të pare të këtij libri sot kushton rreth 400 dollarë.