Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 8 qershor, shkruan Kosova Post.
8 qershor 1936 – Në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) u miratua “Kodi i Punës”, ligji i parë që ka dalë në periudhën e Republikës për të rregulluar marrëdhëniet e punës, punëmarrësit e punëdhënësit.
8 qershor 1970 – U nda nga jeta psikologu amerikan profesor Abraham Harold Maslow, i njohur për teorinë e tij të “Hierarkisë së Nevojave” (të njeriut).
8 qershor 1958 – Në sheshin e Bajazitit u mbajt në Stamboll me pjesëmarrjen e 300 vetëve mitingu “Ose ndarje, ose vdekje!” për të protestuar presionet ndaj turqve që jetojnë në Qipro.
8 qershor 1985 – U nda nga jeta historiania e sociologia Afet Inan, vajza e birësuar nga Ataturku dhe një nga profesoret e para të Republikës së Turqisë.
8 qershor 2010 – Fermeret e organizuara në Izmir dhe provincat përreth krijuan për herë të parë në Turqi “Bashkimin e Forcave të Grave Fermere”.
1815 – 39 shtete gjermane bashkohen në bazë të Aktit të Konfederatës miratuar nga Kongresi i Vjenës në vitin 1815 për të koordinuar ekonomitë e vendeve të veçanta gjermanisht-folëse dhe për të zëvendësuar ish-Perandorinë e Shenjtë Romake. Konfederata u shpërbë më 1866 për shkak të rivalitetit midis Prusisë dhe Austrisë, i njohur si lufta e dualizmit gjerman, si dhe nga paaftësia e shumë shteteve për kompromis.
1824 – Shpikësi Noah Kushing regjistron patentën e makinës së parë larëse – Quebec, Kanada
1829 – Pishina e parë publike jashtë Londrës hapet në Liverpool. Pishinat kanë një histori të gjatë që daton në vitet 2500 pes. Popullariteti i pishinave moderne mori hov në vitet 1800 me klubet noti, dhe vazhdoi të rritet me fillimin e Olimpiadës moderne në vitin 1896 në Athinë, ku garat e notit u bënë pjesë e Lojrave Olimpike.
1917 – Walt Disney përfundon shkollën e mesme dhe fillon punë si karikaturist në gazetë. Ai u përpoq të shkonte në luftën e parë botërore, por nuk u pranua pasi ishte nën moshë. Pas këtij refuzimi, Disney bashkohet me Kryqin e Kuq. Ai u dërgua në Francë për një vit. Pas luftës, u kthye në Kansas dhe prej andej drejt Hollivudit. Më 18 nëntor 1932, Disney nderohet me çmimin e Akademisë së filmit për krijimin e karakterit të animuar, “Mickey Mouse”.
1953 – Gjykata Supreme amerikane mori vendim që restorantet në qarkun e Columbias të mos kenë të drejtë të refuzojnë që t’u shërbejnë njerëzve me ngjyrë.
1963 – Shoqata Amerikane e Zemrës bëhet agjencia e parë që ndërmerr fushatën kundër pirjes së duhanit.
1978 – Vdiq Joseph Swire, gazetar britanik, historian, albanolog, autor i ‘Albania: The rise of a Kingdom’ (Londër 1929), dhe ‘King Zog’s Albania’ (Londër 1937). Shqipërinë e vizitoi për herë të parë, në qershor 1924, 21 vjeç, kur filloi të mbledhë edhe materiale për librin ‘The Rise of a Kingdom’ i cili përqëdrohet në historinë shqiptare 1878-1928. Më pas (1930 – 1931), Swire punoi në Ballkan si korrespondent për çështje të jashtme për gazetat ‘London Times’ e ‘Christian Science Monitor’ të Bostonit. Megjithë qëndrimin kritik (por të balancuar) ndaj mbretit Zog, Swire u emërua nga mbreti Zog si Komandant i Urdhërit të Skënderbeut’. Swire e dënoi ashpër pushtimin fashist italian të Shqipërisë më 1937. Pak kthimit në atdhe, ai shkroi gjithnjë e më rrallë, me përjashtim të disa letrave polemike në shtypin britanik dhe të një artikulli, ‘Albania Under Communism’ në revistën ‘Contemporary Review’ (1955).
1982 -. Ronal Reagan bëhet presidenti i parë amerikan që i drejtohet një seance të përbashkët të Parlamentit të Britanisë. Mes të tjerash Reagan tha: “… Ironikisht Karl Marksi kishte të drejtë; Ne sot jemi dëshmitarë të një krize të madhe, ku kërkesat e rendit ekonomik janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ato të rendit politik. Por kjo krizë nuk ndodh në botën jo-marksiste perëndimore (kapitaliste), por në strehën e marksizëm-leninizmit, Bashkimin Sovjetik. Është Bashkimi Sovjetik që shkon kundër rrjedhës së historisë duke mohuar lirinë e njeriut dhe dinjitetin njerëzor për qytetarët e vet. Bashkimi Sovjetik është gjithashtu në krizë të thellë ekonomike … ”
2001 – Kryeministri britanik, Tony Blair, u zgjodh për mandat të dytë kryeministër i Britanisë së Madhe.
2007 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, bëri një vizitë në Tiranë (Tirana).