Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 9 maj, shkruan Kosova Post.
9 Maji është dita e 129 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 236 ditë.
9 maj 1485 – Davut Pasha, kryeministri (sadrazami) i Sulltan Bajaziti II hapi në Stamboll shkollën e parë fillore turke me emrin “Mekteb-i Sübyan”. Në vitin 1847 shkolla shndërrohet në shkollë të mesme me emrin “Rüşdiye Mektebi” dhe sot ajo shërben si Liceu i Davutpashës (Davutpaşa Lisesi).
9 maj 1945 – Pas dorëzimit të Gjermanisë naziste pa kushte në fund të Luftës së Dytë Botërore “9 Maji” fillon të festohet nga Bashkimi Sovjetik si “Dita e Fitores”.
9 maj 1950 – Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Robert Schuman hodhi idenë e një Evrope të bashkuar përmes deklaratës së njohur me emrin e tij, “Deklarata e Schumanit”. Me bërjen e kësaj deklarate u hodhën edhe themelet e Bashkimit Evropian (BE). Kurse në samitin e BE-së që u mbajt në vitin 1985 në Milano u vendos që 9 Maj të festohet si Dita e Evropës.
9 maj 1974 – U gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun “Stemmheim” të Shtutgartit, Ulrike Meinhof, një nga liderët e fraksionit të Ushtrisë së Kuqe në Gjermani.
9 maj 1984 – Nderohet me çmimin e shtetit francez Legjioni i Nderit (Legion d’Honneur) romancieri, skenaristi dhe tregimtari turk, Jashar Kemal (Yaşar Kemal)
1429 – Zhanë D’Arka mund trupat angleze që mbanin të rrethuar Orleansin
1502 – Kristofor Kolombi niset nga Spanjë për udhëtimin e katërt dhe e fundit e tij pë në Botën e Re.
926 – Amerikanët Riçard Berd dhe Flojd Benet janë të parët të cilët fluturuan mbi Polin e Veriut.
1950 – Robert Schuman nënshkruan Deklaratën Schuman, ideuar nga nga Jean Monnet. Kjo deklaratë shënon fillimin e procesit integrues evropian, prandaj 9 maji festohet nga viti 1985 si Dita e Evropës.
1955 – Gjermania Perëndimore anëtarësohet në NATO
1994 – Nelson Mandela bëhet Presidenti i parë me ngjyrë në Republikën Jugafrikane.
2010 – Trupa ushtarake nga vende anëtare të NATO-s kanë marshuar më 9 maj 2010 në Sheshin e Kuq në Moskë, si pjesë e manifestimeve që shënojnë 65 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore
Lindje
1837 – Adam Opel, themlues i auto-firmes “Opel”
1946 – Candice Bergen, aktore amerikane
1949 – Billy Joel, kantautor amerikan
Vdekje
1805 – Friedrich Schiller, letrar gjerman
1931 – Albert Abraham Michelson,regjisor filmi amerikan me prejardhje polake.
Festa
ashkimi Evropian – Festa e Evropës në kujtim të Deklaratës Schuman