Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 9 mars, shkruan Kosova Post.
9 Marsi është dita e 68 e vitit, deri në fund të këtij viti janë edhe 297 ditë.
9 mars 1956 – Kryepeshkopi Makarios, lider i komunitetit grek të Qipros, u internua nga administrata britanike në ishujt Sejshele. Dëbimi i liderit fetar nxiti kryengritjen e grekoqipriotëve kundër administratës britanike në Ishull.
9 mars 1983 – Ambasadori i Turqisë në Beograd, Galip Balkar, u plagos rëndë nga dy atentatorë. Ai ra dëshmor dy ditë më vonë në spital. Autorësinë e sulmit e mori përsipër organizata terroriste armene ASALA.
9 mars 2003 – Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Recep Tayyip Erdogan, i cili nuk kishte marrë dot pjesë në zgjedhjet e mëparshme për shkak të ndalimit politik, u zgjodh deputet në zgjedhjet e përsëritura në rrethin juglindor të Siirtit.
9 mars 2014 – Tuneli i Suruçit në rrethin juglindor të Sanlirufës, tuneli ujitës më i gjatë i Turqisë dhe i pesti në botë, hyri në shërbim me ceremoni zyrtare.
1454 – Në Firence, Itali, lindi Amerigo Vespucci, i cili do të bëhej një nga eksploruesit më të famshëm dhe emri i tij i përjetshëm. Vespuçi ishte tregtar dhe furnizues anijesh; një punë që i dha rastin të njihej personalisht me Kristofor Kolombin. Fatet e tyre do të takoheshin përsëri në vitin 1507 kur hartografi gjerman e nderoi Amerigo Vespuccin duke i dhënë kontinentit të ri emrin, Amerikë. Në atë kohë lajmet qarkullnin ngadalë dhe hartografi ende nuk kishte dëgjuar për udhëtimin e Kolombit. Duket sikur Kolombi krey zbulimin me qëllim që emri i Amerigos të mbetej. Në fakt, edhe Vespucci kishte marrë pjesë në dy ekspedita të mëdha në mes të viteve 1499 dhe 1502 në brigjet e Amerikës së Jugut, ku eksploroi lumenjtë Amazon dhe Plate. Vespuçi gjithmonë thoshte se kishte zbuluar një kontinent të ri … ose një botë të re; ndërsa Kolombi vdiq i bindur se kishte mbërritur në Indi, prandaj edhe banorët autoktonë, u quajtën “indianë’; dhe më pas, “indianë të Amerikës”,
1497 – Nikolaus Kopernikus regjistron vëzhgimin e parë astronomik.
1776 – U botua libri ekonomik Pasuria e Kombeve nga Adam Smith.
1839 – Qeveria prusiane shpall se fëmijët nuk mund të punojnë më shume se 51 orë në javë.
2006 – Ujë i rrjedhshëm u zbulua në Enceladus, hëna e gjashtë më e madhe e Saturnit.
2011 – Themelohet Aleanca KuqeZi.
Lindje
1454 – Amerigo Vespucci, tregtar dhe udhëtar italian
1890 – Vyacheslav Molotov, politikan sovjetik
1934 – Yuri Gagarin, njeriu i pare në gjithësi
1944 – Ndoc Gjetja, shkrimtar shiptar
1957 – Xhezair Zaganjori, jurist shqiptar
Vdekje
1994 – Charles Bukowski, shkrimtar amerikan