Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 9 nëntor, shkruan Kosova Post.
9 nëntor 1936 – Hyri në fuqi Konventa e Montrosë mbi Regjimin e Ngushticave (Detare), e cila garanton të drejtat sovrane të Turqisë mbi ngushticat e Bosforit (Stamboll) dhe Dardaneleve (Çanakala). Konventa rregullon regjimin e kalimit të anijeve civile dhe ushtarake nga ngushticat detare turke dhe i dorëzon Turqisë administrimin dhe garantimin e sigurisë së zonave të ngushticave.
9 nëntor 1938 – Filluan sulmet masive të nazistëve ndaj hebrenjve në Gjermani, ngjarje që njihet si “Nata e Kristaltë”. Zyrtarët nazistë nxitën trazirat dyditore që rezultuan në djegien e më shumë se 200 sinagogave, përdhosjen e varrezave hebraike, rrahjen dhe vrasjen e shumë hebrenjve, si dhe shkatërrimin e dritareve të bizneseve të 7.500 hebrenjve në Gjermani dhe Austri. Xhamat e thyer në rrugë dukeshin si kristale, prej nga edhe e mori emrin “Nata e Kristaltë” (Kristallnacht).
9 nëntor 1985 – Gary Kasparov mposhti Anatoly Karpovin dhe u bë kampion botëror i shahut. Kasparovi e mbrojti këtë titull për 15 vite me radhë.
9 nëntor 1989 – Qeveria e Gjermanisë Lindore lejoi udhëtimin jashtë shtetit dhe mijëra njerëz filluan të shkojnë në Gjermaninë Federale duke kapërcyer Murin e Berlinit.
9 nëntor 1993 – Ura e Mostarit u dëmtua nga artileria e rëndë kroate gjatë luftës civile në Jugosllavi. E shndërruar në simbol të luftës civile në fjalë, kjo urë qe ndërtuar gjatë administrimit osman të Bosnjë-Hercegovinës në vitin 1566. Ura historike e Mostarit u restaurua në vitin 2004 me ndihmën e Turqisë dhe u vu sërish në shërbim të publikut.
9 nëntor 2016 – Kandidati republikan, Donald Trump, fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas dy mandateve të demokratit Barack Obama. Trump u bë presidenti i 45. i SHBA-së.