Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 10 mars, shkruan Kosova Post.
10 Marsi është dita e 69 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 296 ditë.
10 mars 1906 – Në qytetin Courrieres të Francës ndodhi një prej aksidenteve minerare më të mëdha historike. Aksidenti në fjalë u mori jetën 1.099 minatorëve, 2/3 e të cilëve ishin nën 18 vjeç.
10 mars 1945 – Kryeqyteti Tokio i Japonisë u sulmua me bomba me napalm nga 325 avionë bombardues, tip “B-29”, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë Luftës II Botërore, SHBA-ja e bombardoi Tokion plot 106 herë duke filluar nga data 14 nëntor 1944; megjithatë ky ishte sulmi më i rëndë dhe njihet botërisht si Bombardimi i Madh i Tokios. Atë ditë humbën jetën 7.415 njerëz dhe u dogjën rreth 278.000 shtëpi.
1849 – Abraham Linkoln aplikon për patentë; ai kishte shpikur një pajisje për ngritjen anijeve mbi ujë në raste riparimi. Më 22 maj 1849, Linkolni mori patentën me numër 6469, duke u bërë i vetmi president amerikan me patentë për një shpikje. Modeli i pajisjes ndodhet i ekspozuar në Institutin Smithsonian në Uashington.
1971 – Senati amerikan miraton uljen e moshës së votimit në 18 vjeç.
2010 Një tërmet prej 5.2 shkallësh godet teritorin e Kosovës me epiqender në jugperëndim të Istogut.Dridhja që shkaktoi vetëm dëme materiale u ndie deri në kryeqytetin e Bullgarisë
Lindje
1958 – Sharon Stone, aktore amerikane
1940 – Chuck Norris, aktor amerikan
Vdekje
2001 – Fatmir Haxhiu, piktor shqiptar
2003 – Abas Ermenji, politikan dhe historian shqiptar (l. 1913)