Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 19 shkurt, shkruan Kosova Post.
19 Janari është dita e 19 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 356 ditë.
19 shkurt 1861 – Në Rusi hiqet bujkrobëria e tokës. Bujkrobërit gjatë periudhës feudale ishin personat, të cilët punonin tokën që ishte pronë e bejlerëve, agallarëve, çifligarëve dhe feudalëve.
19 shkurt 1915 – Filloi operacioni detar i Shteteve të Antantës në Çanakala. Lufta e Çanakalasë përbëhet nga betejat tokësore dhe detare që janë zhvilluar në gadishullin e Galipolit mes Perandorisë Osmane dhe Shteteve të Antantës gjatë Luftës së Parë Botërore mes viteve 1915-1916. Por, këto sulme dështuan dhe forcat e Antantës u detyruan të tërhiqen. Gjatë betejave detare dhe tokësore të dyja palët patën humbje të mëdha.
19 shkurt 1925 – Miratohet ligji për radiostacionet. Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë miratoi ligjin për themelimin e radios në Turqi.
19 shkurt 1928 – Themelohet Shoqata për Ndihmë të Grave dhe Fëmijëve “Himaye-i Etfal”, e cila kishte për qëllim të ndihmojë gratë skamnore me fëmijë. Në vitin 1938 kjo shoqatë ndryshon emrin në “Shoqata e Bamirësve”.
19 shkurt 1959 – Mori fund Konferenca e Londrës. Në këtë konferencë u nënshkrua Marrëveshja e Londrës, me anë të së cilës parashikohet themelimi i Republikës së Pavarur të Qipros. Anglia, Turqia dhe Greqia u bënë tre vende garantuese në Qipro.
19 shkurt 1986 – Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) dërgoi në hapësirë Stacionin Hapësinor “Mir”.
19 shkurt 2008 – Lideri i Kubës, Fidel Kastro njoftoi largimin e tij nga detyra e presidentit.