Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 3 qershor, shkruan KosovaPost.
3 qershor 1942 – Filloi Beteja Detare “Midway”, e cila përcaktoi fatin e luftës SHBA-Japoni gjatë Luftës II Botërore. Në fund të kësaj beteje 4-ditore, ushtria japoneze humbi 4 luftanije dhe 332 avionë, ndërsa Shtetet Bashkuara të Amerikës arritën në ndalin përparimin e Japonisë në Paqësor.
3 qershor 1963 – Poeti i famshëm turk, Nazim Hikmet Ran, veprat e të cilit janë përkthyer në më shumë se 50 gjuhë, u shua në moshën 61-vjeçare ndërsa ishte në syrgjynosje në Moskë. Për shkak të mendimeve dhe bindjeve të tij, Nazim Hikmeti kaloi në burg një pjesë të madhe të jetës.
Ambasada amerikane e falënderon Palmerin, tregon se cila ishte kërkesa e tij në Kosovë
3 qershor 1989 – Lideri fetar iranian, Ruhollah Khomeini, u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare. I konsideruar si lideri shpirtëror i Revolucionit Islam të Iranit, Khomeini i dha fund qeverisjes së Shahut Mohammad Reza Pahlavi dhe formoi Republikën Islame. Për 10 vjet me radhë ai ishte prijësi kryesor i politikës dhe shkollës shiite në Iran.
3 qershor 2016 – Muhammad Ali, një prej emrave të paharrueshëm të boksit, ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, e cila iu përshkallëzua edhe nga Parkinsoni. Lindur me emrin Cassius Marcellus Clay Jr., Ali u bë i famshëm pas fitores së medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Romës në vitin 1960. I cilësuar si “më i madhi” i të gjitha kohërave, Ali u tërhoq nga boksi në vitin 1981 pas 56 fitoreve dhe vetëm 5 humbjeve.