Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 31 mars, shkruan Kosova Post.
31 mars 1727… Vdiq në Londër matematikani dhe fizikani anglez, Isaac Newton.
31 mars 1855… Vdiq Charlotte Brontë, autorja e romanit “Jane Eyre”, që vazhdon të jetë një prej librave më të pëlqyer në botë. Kjo shkrimtare njihet për veprat që kanë hyrë ndër klasikët e letërsisë angleze.
31 mars 1872… Lindi shkrimtarja dhe diplomatja revolucionare sovjetike, Aleksandra Kollontay. Ajo është e famshme për përpjekjet e bëra për ndryshimet rrënjësore në zakonet shoqërore dhe pozitën e gruas në Rusi.
31 mars 1889… U çel kulla me famë botërore “Eifel”, e projektuar për 100-vjetorin e Revolucionit Francez.
31 mars 1917… Shtetet e Bashkuara të Amerikës blenë nga Danimarka për 25 milionë dollarë një pjesë të Ishujve Virgin.
31 mars 1998… U shpall “Dita e Gjenocidit ndaj Azerbajxhanasve” për të shprehur masakrat e bëra kundër azerbajxhanasve nga popujt e tjerë, me në krye armenët.