Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Estoni. Kersti Kaljulaid, Presidente e Estonisë, është shprehur qartë dhe shkurt, me këtë rast, se vendi i saj e përkrahë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, raporton Kosova Post.
Very pleased to welcome @VjosaOsmaniPRKS to Estonia today. Discussed reforms, path towards the EU, digitalization, and the dialogue between Kosovo and Serbia. Reaffirmed our support to visa liberalisation and readiness to share our knowhow on e-gov pic.twitter.com/jCzgnlV4n7
— Kersti Kaljulaid (@KerstiKaljulaid) June 10, 2021
Klujlaid nëpërmjet një cicërime në llogarinë e saj në Twitter, shprehi ngazëllimin e saj për vizitën e Osmanit në Estoni:
“E kënaqur me vizitën e Vjosa Osmanit, Presidente e Republikës së Kosovës, dhe me mikpritjen që ia organizuam në Estoni. Me të diskutuan reformat, rrugën drejt BE-së, dixhitalizimin dhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. Riafirmoi mbështetjen tonë për liberalizimin e vizave dhe gatishmërinë për të ndarë njohuritë tona” – ka shkruar ajo ndër të tjera.
Ndërkaq Zyra e Presidentës ka njoftuar se Osmani në ditën e parë të vizitës zyrtare në Estoni është pritur nga homologia e saj, Kersti Kaljulaid.
Te dy presidentet, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Estonisë i kanë vlerësuar të mira dhe kanë shfaqur interesimin për thellimin e mëtejmë të tyre.
Presidentja Osmani ka falënderuar Presidenten Kaljualid për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës që nga pavarësia e këndej. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur edhe mbështetjen që Estonia i ka dhënë Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por edhe më pas duke marrë pjesë në misionin paqeruajtës në kuadër të KFOR-it.
“Synojmë kultivimin e marrëdhënieve të afërta me vendet e Baltikut, e posaçërisht me Estoninë nga e cila presim mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe në përgjithësi në rrugën evropiane të Kosovës”, është shprehur Presidentja Osmani. Por, sipas Presidentes Osmani, Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballen me rrezikun e ndikimit rus. Ajo ka thënë se Kosova është vendi më pro evropian, i cili ndan vlerat me demokracinë perëndimore, ndaj ka kërkuar që të qartësohet sa më shpejtë rruga e integrimit në BE-, ngase pavarësisht dyfishimit të kritereve për liberalizim të vizave, ato janë plotësuar tashmë.
Në takim me Presidenten estoneze, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka interes të përfitojë nga përvoja e Estonisë në fushën e teknologjisë informative, start up-eve dhe e-qeverisjes./KosovaPost/