Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, është pritur në Departamentin Amerikan të shtetit nga i dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, përcjell KosovaPost.
Kamberi tha se gjatë këtij takimi u diskutua nevoja e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Sipas tij kjo u bë për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate për Ballkanin Perëndimor.
Postimi i plotë:
Në takim me të dërguarin special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor.