Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai francez Emmanuel Macron po bisedonin për krizën e naftës, por për fat të keq biseda e tyre “u kap mat” nga kamerat.
Edhe pse këshilltari i Bidenit për sigurinë kombëtare, Jake Sulivan paralajmëroi liderët për gazetarët, ishte shumë vonë pasi fjalët e Macron ishin dëgjuar.
Biden dhe Macron po flisnin për krizën e naftës ndërsa ishin vetëm disa metra larg gazetarëve.
Kur këshilltari i Biden pa gazetarët duke filmuar në atë moment, e ndërpreu menjëherë Macronin dhe i tha: Kujdes, kamerat po regjistrojnë. Ndoshta duhet të vazhdoni brenda.
Edhe pse liderët e ndërprenë fjalimin e tyre disa nga fjalët e Macron ishin dëgjuar.
Sipas NewYork Post, lideri francez iu referua një takimi që pati me liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan.
“Unë fola në telefon me të. Ai më tha dy gjëra. E para është kapaciteti maksimal i prodhimit dhe e dyta çmimi. Sauditët mund ta rrisin çmimin pak më shumë, por ata nuk kanë kapacitet, të paktën për një periudhë gjashtë mujore nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim.”
Shtypi i SHBA-së e komentoi si një lajm të keq
Lajmi i dhënë nga Macron u interpretua si “lajm i keq” në shtypin amerikan.
Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite muajin e ardhshëm, presidenti Biden pritej të takohej me zyrtarë arabë dhe të merrte hapa për të ndihmuar në zbutjen e rritjes së çmimit të naftës që lidhet me pushtimin e Ukrainës.
Udhëheqësit e vendeve me 7 ekonomitë më të fuqishme në botë u mblodhën në kështjellën Elmau në Bavari.
Çmimet rriten pas samitit
Pasi udhëheqësit në Samitin e G7 premtuan të vendosnin sanksione të reja kundër Rusisë çmimet e naftës u rritën përsëri.
Çmimi i fuçisë së naftës Brent u rrit me 1.7 për qind në 112.86 dollarë mëngjesin e sotëm