Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori jorezident i Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman, u takuan sot për të diskutuar mbi marrëdhëniet miqësore dhe bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Kurti e falënderoi ambasadorin kanadez për pranimin e 7 mijë refugjatëve nga Kosova në vitin 1999, për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha proceset shtetformuese të Kosovës, në veçanti në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, dhe ndihmën e dhënë në luftimin e COVID-19.
Ai shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugëtimin e saj për integrim dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, teksa veçoi rëndësinë e demokratizimit të rajonit, luftimit kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, ballafaqimit me të kaluarën, dhe reciprocitetin e të drejtave të pakicave si parakushte për marrëdhënie dhe bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal.
Për ambasadorin Bowman, i cili është ambasador rezident në Zagreb të Kroacisë, kjo ishte vizita e parë në Kosovë që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Kanadaja do të vazhdojë përkushtimin e saj ndaj Kosovës, u shpreh ambasadori Bowman. Ai theksoi se demokracia, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe tregu i lirë janë vlera të përbashkëta të Kanadasë dhe Kosovës