Sipas një njoftimi, qeveria kanadeze do të mirëpresë 20 000 refugjatë afganë si pjesë e një programi të ri emigracioni për shkak të “krizës urgjente humanitare në rajon”.
Me këtë vendim, Kanadaja synon të mirëpresë “personat më të prekur”, kryesisht gratë, aktivistët e të drejtave të njeriut, anëtarët e pakicave fetare të persekutuar etj.
Qeveria e kryeministrit Justin Trudeau tha gjithashtu se po monitoronte nga afër situatën e kanadezëve në Afganistan dhe po bashkëpunonte me aleatët e saj, por deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e mundshme të ambasadës kanadeze.
Ndërkohë Spanja, Danimarka, Norvegjia, Holanda kanë larguar stafin diplomatik nga ambasadat e tyre në Kabul.