Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson për krizën në Ukrainë, transmeton Kosova Post.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit në një deklaratë me shkrim njoftoi se në fokusin e bisedës kanë qenë shqetësimet lidhur me rritjen e njësive ushtarake të Rusisë në kufirin e Ukrainës.
“Scholz dhe Johnson ranë dakord për të parandaluar agresivitetin e ri ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”, theksoi Hebestreit i cili shtoi se “Në një situatë të tillë është e qartë se Rusia do të presë të paguajë një çmim të rëndë dhe serioz”./aa