Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz edhe njëherë ka treguar se për shtetin e tij është e një rëndësie të veçantë zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE), sidomos me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë.
Duke folur në nisje të punimeve të mbledhjes dyditore të liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së, kancelari gjerman, ka thënë se është me rëndësi që të lëvizet përpara me ato që i quan “pika të buta” në Evropë, dhe ky është një vendim që sipas tij duhet të merret nga të gjitha vendet anëtare të Unionit.
Kancelar është daklaruar edhe për pikën kryesore kur bëhet fjalë për zgjerimin e që është mundësia që nga samitit i liderëve, Ukraina, ta marrë pajtimin për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Takimi i sotëm i Këshillit Evropian, është i rëndësishëm dhe këtu ne do disktuojmë për çështjet qendrore të Bashkimit Evropian. Një temë e madhe është natyrisht zgjerimi i BE-së, me më shumë vende, e të cilat vende aktivisht po angazhohen që për to kjo të jetë e mundshme, në mes tjerash edhe Ukraina”, ka thënë Scholz.


























