Kandidati për asamble komunale të Prishtinës, Fatos Dili, ka premtuar se do t’i ndihmojë talentet të cilët merrën me sport.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Dili ka bërë të ditur se pagën e tij do ta ndajë si bursë për talent të rinjë të kryeqytetit të cilët merrën me sport.
“Unë e di se çfarë do të thotë ti përkrahësh sportistët. Tani e shtatë vite në klubin ku unë jam President kanë qenë mbi 50’të lojtar, shumica prej tyre filluan sportin profesionist për herë të parë.
I shihja ftyrat e tyre të gëzuara kur si 17-18 vjeqar fitonin kontratën e parë dhe ju gëzoheshin pagës që e fitonin me djersën e tyre!
Duke e ditur saktësisht se çfarë motivimi është për të rinjët një stimulim i vogël unë deklaroj se si asambleist i ardhshëm i Kuvendit Komunal të Prishtinës, pagën time do ta ndaj si bursë për talent të rinjë të kryeqytetit të cilët merrën me sport.
Unë gjithmonë do të jem zëri i klubeve, poashtu do të mbetem besnik sportistëve ti zgjidh dhe përmirësoj kërkesat dhe kushtet e tyre” – ka shkruar Dili.
Kujtojmë se Fatos Dili është president i klubit të futsallit, Mabetex Prishtinës. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai është marrur vetëm me sport në forma të ndryshme, teksa edhe kontributi i tij nuk ka munguar.