Visar Dili, kandidati për asamblist nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një intervistë për Kosova Post është shprehur optimist për sa i përket rezultatit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, transmeton Kosova Post.
Dili i cili u shpreh i vendosur për sa i përket garës zgjedhore, deklaroi se nuk e frikëson politika.
Ai për Kosova Post theksoi se do të angazhohet për të mirën e qytetarëve, e në veçanti për të rinjtë të cilët kanë shumë nevojë për përkrahje.
“Me mua, të rinjtë e Prishtinës do ta kenë një zë përfaqësues” u shpreh Dili, ndërsa e shpjegoi me kujdes ofertën të cilën ka vendosur t’ua ofroj qytetarëve të Prishtinës.
Dili, në këtë intervistë i shtjelloi disa pika të programit, që kanë të bëjnë me avancimin profesional të të rinjve, bibliotekën e lagjes, fushat sportive, vend-fitneset e hapura, tregun ditor etj.
Shumë prej këtyre sektorëve, sipas tij, kanë nevojë për një riorganizim nga ana e institucioneve.
Dili, garën zgjedhore nuk e sheh si prestigj, por si një mision që kërkon përgjegjësi morale e intelektuale.
Ai për Kosova Post, u shpreh me shumë vetëbesim se është i gatshëm dhe i përgatitur për këto sfida.
(Intervistën e plotë publikohet pas pak në Kosovapost.net)