Kane thyen një nga rekordet e rralla në Ligën e Kampionëve të UEFA-s

Kane thyen një nga rekordet e rralla në Ligën e Kampionëve të UEFA-s

Harry Kane (24), sulmuesi i Tottenham ka thyer një nga rekordet e rralla në Ligën e Kampionëve të UEFA-s. Futbollisti nga klubi londinez, me golin e mbrëmshëm në Torino kundër Juventusit (2:2), në ndeshjen e parë të së tetës së finales, në nëntë ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve ka shënuar po aq gola.

Kështu, ai la pas Ronaldinhon i cili në tetë ndeshjet e tij të para kishte shënuar tetë gola, të cilën e arriti edhe Simone Inzaghi, Didier Drogba dhe Diego Costa.

Kane në këtë sezon ai ka luajtur 34 ndeshje. Aktualisht kryeson listën e golashënuesve të të ashtuquajturës “liga e pesëshes” me 33 gola të shënuar.

Kurse në Premier ligën angleze është golashënuesi më i mirë me 23 gola të shënuar. Në Ligën e Kampionëve të sivjetshëm vetëm Cristiano Ronaldo (Real Madrid) ka shënuar një gol më shumë se Kane.

You may also like

Ky do të jetë moti për nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për nesër në Kosovë