Rastet kur qytetarët sulmojnë policët në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare nuk janë edhe të paktë në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 13:20 në rrugën Deçan-Pejë, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se pasi polici i ka shqiptuar shoferit një tiketë për kundërvajtje, ai i ka kanosur verbalisht dy zyrtarët policor.
Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurit të Shtetit është dërguar në mbajtje./KosovaPost/