Policia Shqiptare ka goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku janë sekuestrohen 28. 500 euro, derisa kanë proceduar penalisht 2 shtetasit që nuk i deklaruan paratë në Pikë Kalimin Kufitar Morinë.
Policia shqiptare njofton se vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për goditjen e krimeve ndërkufitare.
Në njoftim thuhet se janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në PKK Morinë-Kukës. Sekuestrohen 28 500 euro, procedohen penalisht 2 shtetasit që nuk i deklaruan në PKK Morinë.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjer shtetasin D. Sh.