Rasti është cilësuar si ‘mashtrim – prezantim i rremë’, ndërsa ka ndodhur në Prishtinë, raporton Kosova Post.
“Prishtinë.24.05.2021-16:00. Hetuesit e DHKEK kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti është prezantuar si hetues i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës dhe se ka mashtruar dy bashkëshortët viktimat një femër dhe një mashkull kosovarë, lidhur rastin që kinse është duke hetuar iu ka kërkuar 30.000 euro” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të gjykatës “është simuluar vepra duke i dhënë 11.oo0 euro të dyshuarit.”
I dyshuari, me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje./KosovaPost/