Në rajonin e Ivanovo të Rusisë, në burgun nr. 4, një mace u kap duke bartur drogë, nga rojet e burgut, transmeton Kosova Post.
Në deklaratën e bërë nga Shërbimi Federal i Burgjeve Federale Ruse (FSIN), u tha se substanca e gjetur ishte 5.91 gram kanabis.
Ishte gati të kalonte pragun e burgut kur u ndalua nga policia. Kishte afër 6 gram kanabis. Ajo u kap me dorë nga agjentët.
Në fakt, “shpërndarësja e drogës” në fjalë ka katër këmbë dhe një bisht. Ajo është një mace e trajnuar nga një ish-i burgosur nga burgu i Tula (Rusi) për të transportuar drogën.
Droga ishte e vendosur në qaforen e maces!
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme ruse. Macja endej rreth oborrit të burgut Tula, kur u vu re nga një i burgosur që e mori me vete. Plani u ideua nga një 32-vjeçar, i arrestuar.
Ai kishte edhe bashkëpunëtor një 22-vjeçar. Ai vendosi ta linte macen disa ditë pa ngrënë kështu që ajo do të kërkonte ushqim. Në një vend të njohur për të, në oborrin e burgut. Gjithçka dukej se po shkonte sipas planit të tyre derisa ndërhynë agjentët dhe ndaluan macen. Ajo u çua në një strehë për kafshët ku po merr përkujdesjen e duhur./KosovaPost/