Një objekt për servisim të automjeteve në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës është përfshirë nga zjarri.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërkaq zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar për express se nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Ahmeti.