Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, përcjell KosovaPost.
Në Vushtrri është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënë e tij. Pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i Policisë:
“Vushtrri 26.01.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën t tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”
Edhe në Gjakovë është arrestuar një person për dhunë në familje. Me vendim të prokurorit ai është dërguara në mbajtje.
“Gjakovë 26.01.2022 – 10:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në vend të sigurt ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Ndërkaq në fshatin Petrovë të Prizrenit dy persona kanë njoftuar policinë se djali i tyre ka shkaktuar dhunë në familje si dhe i ka kanosur me vrasje.
“Fsh. Petrovë, Prizren 26.01.2022 – 11:00. Dy viktimat kosovar kanë raportuar se djali i tyre kosovar ka shkaktuar dhunë në familje si dhe i ka kanosur ata me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”