Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 275 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 1,457 tiketa trafiku.
Po ashtu, është njoftuar se ka vdekur edhe një person. Janë shkaktuar 44 aksidente trafiku me dëme materiale e 33 me të lënduar dhe janë arrestuar 39 persona e janë dërguar në mbajtje 22 persona.