Gjatë “Euro-2020”, lojtari danez Christian Eriksen, në ndeshjen Danimarkë-Finlandë pësoi atak kardiak, kështu për të mos qenë pjesë e fushës së blertë që nga ajo ditë, shkruan KosovaPost.net.
Ndërsa po zhvillohen ndeshjet pothuajse të përfundimit të edicionit dimëror, mesfushori danez iu është rikthyer stërvitjeve, por jo me Interin.
Intervistë me kardiologun italian, Caru:
E hedh poshtë pra mundësinë që Eriksen të rikthehet në nivel të lartë?
“Nuk mundet. Do të ishte më mire të mos e bënte sepse për një sport që ka edhe kontakt të fortë mund të pësohet një traumë dhe mund te thyhet.”
“Nëse merr një goditje te kjo aparaturë, ajo bëhet copash dhe kot që është vënë. Ai ndërmerr shumë rrëzik duke bërë këtë sepse futbolli është një sport kontakti.”
“Nëse ai do të bënte një sport tjetër, not për shembull, nuk do teëkishte aspak probleme.”
Në 1996 ti tek Interi u more me Kanu për të cilin formulove diagnozen: formim i gabuar i valvules së aortes.
“Në krahasim me Erisken, ajo ka qenë një situatë e ndryshme. Kanu kishte pasur një problem me valuvlen e aortes dhe që ishte rregulluar dhe plastifikuar në Cleveland në menyrë te mrekullueshme, por nuk ka ndryshuar. Dhe në fakt pas asaj ndlrhyrje, nigeriani u rikthy të luaj normalisht.”
Të kujtohen raste të ngjashme me Eriksen në futboll?
“Po, kujtoj rastin e një tjetër lojtari të marrë nga Interi, senegalezin Kalilou Fadiga. I diagnostikur me një problem kardiak dhe nuk mundi të luante më në Itali.”
“Ai për këtë shkoi të luante jashtë Italisë, kundër mendimit të mjekëve. Por për shkak të atij problemi atij ju desh të tërhiqej nga futbolli.”, përfundoi kardiologu italian.