Katari importon lopë me aeroplan

Kopeja e parë e lopëve, e transportuar në rrugë ajrore, mbërriti në Katar jo vetëm për të prodhuar qumësht, por edhe për të zbutur efektin e embargos që i është vendosur këtij emirati të pasur me gaz, nga fqinjët e tij.

165 lopët të racës “Holstein”, që vijnë nga Hungaria, bëjnë pjesë në një grup prej 4000 lopësh që do të importohen nga Katari dhe do të transportohen me avionë deri në muajin gusht, raporton AFP.

“Ne kemi 165 Holstein, të gjitha të seleksionuara me kujdes për të prodhuar qumësht”, deklaroi për gazetarët, John Dore, një përgjegjës i “Baladna Livestock Production” që drejton këtë operacion.

Më 5 qershor, Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe i vendosën sanksione ekonomike, duke e akuzuar atë se po mbështet terrorizmin si dhe për afrimin me Iranin.

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

Biznesmeni Jahir Morina premton një Prishtinë ‘Princeshë’ me projekte të pafundme

Biznesmeni i njohur Jahir Morina i njohur si