Sipas raportit të policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, shkruan Kosova Post.
Ky është raporti i policisë:
“Shtime 03.07.2021 – 23:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarje është gjetur një gëzoj, ndërsa katër të dyshuarit janë arrestuar, nga njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.”
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./KosovaPost/