Sipas raportit 24 orësh të policisë janë raportuar katër raste të dhunë në familje.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Gjakovë, transmeton Kosova Post.
Prishtinë 13.09.2021 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht motrën e tij, kosovare. Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Podujevë 13.09.2021 -20:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur verbalisht e më pas e kishte sulmuar fizikisht nënën e tije kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Suharekë 13.09.2021 -22:25 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij. Njësitet policore gjatë kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82-fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Gjakovë 13.09.2021 – NN. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën kosovare-nënën e saj. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, por nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.