Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për katër raste të dhunës.
Rastet kanë ndodhur në Prizren, Suharekë, Prishtinë dhe Podujevë raporton Kosova Post.
Prizren 17.08.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar për një mosmarrëveshje në familje, ku e dyshuara femër kosovare vajza e saj i ka kërkuar të holla dhe pasi viktima nuk ka pasur që ti jap të holla e dyshuara ka filluar të thyej dhe demoloj shtëpinë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Suharekë (NN) 17.08.2021-20:15 . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në mënyrë sistematike ushtron dhunë kryesisht psiqike ndaj viktimës femër kosovare -bashkëshortes së tij . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prishtinë 18.08.2021-00:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare –bashkëshorten e tij . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje .
Podujevë 17.08.2021-20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare –bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./KosovaPost/