Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
Sipas raportit të policisë së Kosovës rastet janë në Fushë Kosovë , Prishtinë , Viti dhe Pejë, transmeton Kosova post.
Fushë Kosovë, 12.09.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortës dhe fëmijëve të tij. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Prishtinë, 12.09.2021 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i dyshuari kishte tentuar që ta sulmoj viktimën, bashkëshorten e tij femër kosovare. Me aktvendim te prokurorit, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Viti, 11.09.2021 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me familjarët e tij, i kishte kanosur verbalishtë ata. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Pejë 12.09.2021 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.68 promila. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.