Katër persona janë arrestuar në aksionin e sotëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Të katër këta zyrtarë të AZHB-së, janë nxjerrë nga Agjencia nën pranga për t’u dërguar për intervistim, shkruan lajmi.net.
Sipas informatave jo-zyrtare katër të arrestuarit dyshohen për vepra penale që lidhen me marrjen e ryshfetit.
Përveç në ABZH, Policia e Kosovës po kryen operacione edhe në rajone të tjera të Kosovës.
Kjo është konfirmuar edhe nga vet zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për lajmi.net.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.