Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhë një aksident trafiku. Disa persona kanë marrë lëndime.
Lidhur më këtë aksident lajmi.net ka raportuar se një veturë ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërkaq policia e Kosovës bëri të ditur se aty u lënduan katër persona të cilët menjëherë janë dërguar për tretman mjekësor.
“Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvzje. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, tha, Flora Ahmeti zyrtare për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.ln