Sasia e dezinformatave të futura në rajon nuk po zvogëlohet, as dy vjet pas agresionit rus në Ukrainë, thekson Jana Kazaz, Hulumtuese ne Organizatën GLOBSEC.
Por janë disa vende, sipas saj, që janë më fleksibile dhe bëjnë punë të mirë.
Narrativat e dezinformatave janë të ndryshme, shton ajo.
Kazaz thotë se për shkak të mediave, marrësit e informacionit janë në një situatë të cenueshme sepse ka ende kanale ruse që pompojnë lirshëm dezinformata në këto media, sidomos në Ballkan.
Ky nuk është rasti në BE, për shkak të sanksioneve ndaj këtyre mediave.
Ato kanë ndërrmarë iniciativa shumë të vlefshme në këtë drejtim, thekson ndër të tjera Jana Kazaz për The Geopost.
Intervista e plotë:
Si e shihni situatën gati dy vjet pas agresionit rus në Ukrainë?
Kur bëhet fjalë për dezinformimin, padyshim që shohim se sasia e dezinformatave të futura në rajon nuk po zvogëlohet. Në fakt është shumë, shumë aktive, dhe ne e shohim përhapjen e këtij dezinformimi në disa vende më shumë, në disa vende më pak. Ka disa vende në rajon që janë me të vërtetë më fleksibile, dhe ata me të vërtetë po bëjnë një punë të mirë, si Polonia, Republika Çeke, dhe më pas ka vende, bazuar në hulumtimet tona, që janë më të cenueshme ndaj dezinformatave ruse, si Sllovakia.
Cila temë e dezinformimit në vendin tuaj është më e lartë nga ndikuesit rusë?
Po, ka shumë narrativa ruse që po vijnë. Në thelb, ato janë marrë përsipër nga aktorët lokalë dhe ka të bëjë, p.sh., kush është përgjegjës për luftën.
Për shembull, në fillim të luftës kishte narrativa dezinformuese për biolaboratoret në Ukrainë që u demaskuan plotësisht.
Gjithashtu, ishte interesante se kur filloi pushtimi, tashmë, marrësit e dezinformatave ishin të njoftuar për faktit që ka nazistë në Ukrainë, se kjo është një arsye pse duhet ndihmuar, kështu që kishte shumë dezinformata në fillim se pse po ndodh ky pushtim dhe ky perceptim, dhe pastaj narrativat po ndryshojnë bazuar në mënyrën se si qeveria ruse po i ndryshon ato.
Si e shihni dezinformimin në narrativat ballkanike dhe ruse?
Drejtpërdrejt kemi bërë kërkime në dy vende dhe kjo është Rumania dhe Bullgaria dhe për pjesën tjetër të vendeve nuk i kemi të dhënat aktuale tani. Ajo që ne shohim nga hulumtimi ynë i mëparshëm është se për shkak të peizazhit mediatik, marrësit dhe informacionet janë në një situatë shumë më të cenueshme, sepse ka ende shumë kanale ruse që po e pompojnë lirshëm dezinformata në peizazhin mediatik.
Ky nuk është më rasti në BE për shkak të sanksioneve, dhe se “Russia Today” dhe “Sputnik” janë ndërprerë. Edhe pse, sigurisht, kushdo që dëshiron të hyjë në këto kanale mund ta bëjë këtë përmes internetit ose ka mënyra se si të gjejë akses në to, por aktiviteti i tyre ngadalësohet nga fakti se ato janë sanksionuar. Pra, mendoj se situata është shumë më e ndërlikuar në Ballkan për faktin se mediat ruse mund të operojnë këtu vërtet me sukses.
Dhe kur bëhet fjalë për Rumaninë dhe Bullgarinë, është interesante të shihet se situata është më e keqe në Bullgari bazuar në të dhënat tona. Fakti që ka një pranim shumë më të madh ndaj tregimeve të dezinformatave thotë se vetë vendi është shumë më pak fleksibil ndaj dezinformatave, gjë që është, siç diskutuam sot, për shkak të kombinimit të faktorëve si arsimi dhe fakti që Rusia ende perceptohet si një shpëtimtar gjatë historisë, dhe kështu mësohen fëmijët, por edhe për shkak të peizazhit mediatik dhe pronësisë. Për shembull, Rumania, fqinji, për shkak të ngjarjeve historike me të cilat janë përballur dhe kanë përjetuar, janë shumë më rezistent dhe qytetarët e dinë shumë më tepër se ku qëndrojnë, se orientimi i duhur është Perëndim.
A bëjnë BE dhe NATO mjaftueshëm për të luftuar këtë dezinformim të ndikimit rus?
Mendoj se ka shumë iniciativa shumë të vlefshme kohët e fundit, për një kohë të gjatë kjo është marrë si një çështje vërtet serioze, si operacionet e informacionit nga Rusia. Megjithatë, ne duhet të themi se Rusia e ka në thelbin e saj, këtë mesazh zhytës, ishte gjatë Bashkimit Sovjetik ishte më vonë, mendoj se ne u bashkuam dhe filluam të kundërshtojmë luftën shumë më vonë, por mendoj se Bashkimi Evropian po lufton dhe institucionet evropiane po luftojnë në fronte të ndryshme. Për shembull Struktura e të dhënave dhe Algoritmet po hyjnë në fuqi këtë vit, që në thelb është akti që do të japë fuqi për të gjetur rrjete sociale qër ndihmojnë në përhapjen e dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes.
Sigurisht, Facebook nuk është përgjegjës për dezinformimin rus, por është përgjegjës për rritjen dhe shpërndarjen e tij. Pra, arsyeja pse institucionet evropiane po mbajnë këtë qëndrim është për shkak të vetë mbrojtjes së lirisë së fjalës. Fatkeqësisht, kur luftoni me një armik që nuk u përmbahet të drejtave dhe lirive të njeriut, është shumë më e ndërlikuar. Pra, është shumë më e lehtë për regjimet si Rusia dhe Kina të përhapin këtë informacion, sepse ato nuk kanë ndonjë standard të të drejtave të njeriut, ose mund të debatoni me mua, por unë do të thoja që vetëm shikoni sa gazetarë ose sa njerëz janë në burg për mendimet e tyre.
Pra, nëse doni të respektoni lirinë e mendimit dhe lirinë e fjalës, atëherë duhet të jeni vërtet të kujdesshëm se si do t’i frenoni ato sepse nuk dëshironi të shkoni në atë mënyrë. Nuk duhet ta kufizoni shumë, sepse në fund do të jemi njësoj si armiku. Pra, ka mjete të reja në Bashkimin Evropian që ndihmojnë për të kufizuar nga njëra anë operacionet e informacionit dhe dezinformatat që vijnë nga Rusia, por nuk është një betejë e barabartë, kështu që është shumë sfiduese për shkak të kësaj./TheGeopost/