Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se shumë zjarre në Kosovë gjatë dy ditëve të vikendit kanë shkaktuar edhe djegien e aseteve elektroenergjetike
Me anë të një njoftimi për media, ai ka theksuar se kjo situatë është e papranueshme, pasi përveç dëmtimit të aseteve, po ndikon direkt në ndërprerjen e energjisë elektrike për mijëra konsumatorë.
“Ekipet tona kanë qenë vazhdimisht në vatrat e zjarreve ku janë afektuar asetet e KEDS-it dhe kanë bërë maksimumin që dëmet të jenë sa më të vogla”.
“Apelojmë te të gjithë që të kenë kujdes në rastet e zjarreve, sidomos atyre të qëllimshme, pasi po shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale, riparimi i tyre po merr kohë, ndërsa edhe konsumatorët po mbesin kohë të gjatë pa energji elektrike”, ka thënë Buzhala