Dy kandidatët për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Rreze Duli dhe Ilir Ali Kapiti, dy intelektual, të urtë e kombëtar, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit nëse do të marrin besimin e qytetarëve për të na përfaqësuar në Kuvend me dinjitet e vlera kombëtare e shtetërore, shkruan Kosova Post.
Derisa kemi të bëjmë me dy personalitete të cilët pritet të jenë zëri i fuqishëm përveçse i qytetarëve të Kosovës, ata do të jenë edhe zëri i të drejtave të shqiptarëve në Medvegjë, Preshevë e Bujanovc.
Kandidatja për deputete, Rreze Duli, me të marrë mandatin e deputetes, nuk do të jetë vetëm ai zë që do të ngritet për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por ajo vizion ka të jetë fuqia brenda Kuvendit që së bashku me partinë që e përfaqëson, Lëvizjen Vetëvendosje, do të kërkojë përmirësim të jetës së gruas, nënave vetushqyese që ta ndiejnë dorën e shtetit në sakrificat e tyre si gra që kujdesen të vetme për familjet e tyre.
Rreze Dulin, tashmë e njohim si femër që përveç kontributit të saj në çështjet kombëtare e shtetërore, një kohë bukur të gjatë të jetës ajo ka kontribuar në fushën sociale, duke zhvilluar aktivitete të shumta humane e sociale, e gjitha në interes qytetar.
Dhe tani kur ajo kërkon besimin tuaj, pa hezituar fare duhet ta mbështesim, sepse është po ajo Rrezja, e fuqishme si kurrë më parë që nuk do ju zhgënjejë në asnjë moment me përfaqësimin dhe angazhimin në përmirësimin e jetës socio-ekonomike të të gjithë qytetareve, porse do të jetë më e angazhuar në mbrojtjen dhe fuqizimin e gruas në të gjitha sferat e jetës sikur edhe në politikë.
Duli nuk di të ndalet e as nuk di të dorëzohet edhe para të gjitha sfidave deri në realizimin e asaj çfarë ka në mendje, projekt për të mirën e shtetit dhe popullit. Si deputete e ardhshme, Duli ka premtuar se me Lëvizjen Vetëvendosje, përkushtimi i saj maksimal do të jetë zhvillimi ekonomik, me çka do të përfitojnë të gjithë edhe bizneset edhe bujqit edhe secili qytetar.
Ajo beson se me Lëvizjen Vetëvendosje, dora e shtetit do të ndihet kudo, tek secili qytetar në Kosovë, por edhe në Medvegjë, Preshevë e Bujanovc.
Do të jetë freski pozitive kur në Kuvendin e Kosovës do të kemi edhe deputetin nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Aliu Kapiti, i cili para interesit personal e partiak do të mbrojë me dinjitet e përkushtim interesin shtetëror e qytetar.
Kapiti, po njëjtë si bashkëvendësja e tij, Duli, do të jetë një zë i fuqishëm i cili artikulon të drejtat e shqiptarëve në Luginë, Medvegjë e Bujanovc, pa harruar edhe angazhimin e tij në mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Kosovës.
Kapiti, premton pa hezitim se do të angazhohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve si në aspektin e fuqizimit financiar ashtu edhe në arsim, edukim e punësim, sepse këto përveç tjerash, janë edhe fokusi i programit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Me Albin Kurtin në Qeveri i gjithë programi, për zhvillim ekonomi, social, arsim, shëndetësi, drejtësi do të jetë i realizueshëm sepse aty edhe buron ndryshimi për të ardhmen e ndritur e popullit të Kosovës.
Aty ku thërret zëri i së vërtetës, i ndryshimit, janë Vetëvendosje dhe përfaqësuesit e saj. Aty ku edhe Rreze Duli e Ilir Kapiti do të jenë për të shkrirë dijen dhe kohën e tyre në interesin e gjithë kategorive të qytetarëve, në arsim, edukim, shëndetësi, zhvillim ekonomik dhe orientimin kombëtar në mbrojtjen e të drejtave lirive të qytetarë me këtë edhe mbrojtjen e të drejtave dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve të Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit, shkruan Kosova Post.