Këngëtarja që mban gjallë gjithë vitin ndjenjën kombëtare (Foto)

Këngëtarja që mban gjallë gjithë vitin ndjenjën kombëtare (Foto)

Ndonëse festa e flamurit ka përfunduar, dashamirësit e veshjeve tradicionale vazhdojn edhe me tutje ta mbajnë gjallë frymën dhe ndjenjën e kësaj feste që është mjaftë kuptimplotë për çdo shqiptarë, shkruan Kosova Post.

Në vazhdën e shumë këngëtareve të zhanrit popullor, kësaj radhe publikun e ka mahnitur Saranda Krasniqi së bashku me vajzën e saj Sidorelën, të cilat në një fotosesion të realizuar në qytetin e Prizrenit shihen nënë e bijë duke rrezatuar në veshjet tradicionale.

Ky fotosesion është realizuar në ‘Abi Çarshia’, në hymjen e të cilës duket të jetë një kullë me një arkitekturë të veçantë e përzier tradicionalja me atë moderne, ndërsa veshjet janë siguruar nga ‘Kulla tradicionale’.

Nuk janë vetëm kullat ato që i dhan domethënje fotosesonit, Saranda në mënyrë unike kishte zgjedhur që përmes fotografisë t’i prezantoj publikut artizanatet me motive kombëtare tradicionale.

Ndryshe ky fotosesion i mahnitshëm është realizuar nga produksioni ‘In Media’, të cilët me punën e tyre të palodhur si ekip arrin të nxjerrin në pah gjëra të mrekullueshme./Kosova Post/