Këngëtarja shqiptare Saranda Krasniqi theu rekord klikimesh me këngë kushtuar vajzave

Këngëtarja shqiptare Saranda Krasniqi theu rekord klikimesh me këngë kushtuar vajzave

Edhe pse kohërat kanë ndryshuar, martesa e vajzave si proces i largimit nga shtëpia ku kan lindur vazhdon të jetë një çështje e ndjeshme për prinderit,shkruan Kosova Post.

Janë shkruar e kënduar me mija këngë të llojit të tillë, ndërsa së fundi këngëtarja e mirënjohur Saranda Krasniqi, ka përpunuar një këngë të Medës me titullin “Qika jem” e cila i dedikohet vajzave që janë të pragë të martesës.

Performaca e Krasniqi me zërin e saj të mahnitshëm është pëlqyer mjaftë shumë nga publiku, derisa ka marr 1.4 milion klikime në faqen e saj zyrtare aty ku edhe është e publikuar videoja.

Më poshtë gjeni linkun e këngës nga Saranda Krasniqi:

Ju pershendes te gjithve me kengen " Qika jem"Nje tekst i mrekullueshem, prandaj nuk munda pa e kendu dhe me nda me juve adhurues dhe miqte e mi. 💜😘

Posted by Saranda Krasniqi on Saturday, February 11, 2017