Kenia, shtet në Afrikë, e ka filluar vaksinimin e grupeve me prioritet kundër sëmundjes Covid-19, ndërsa Uganda, shtet tjetër në këtë kontinent, është furnizuar me mbi 860.000 doza të vaksinës. Ndërkohë zyrtarët shtetërorë në Kosovë vazhdojnë të bëjnë thirrje për respektimin e masave.
Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Keni, Patrick Amoth, ishte i pari që e mori vaksinën për Covid-19 në vendin e tij. “Ndihem për mrekulli që e kam marrë vaksinën dhe u bëj thirrje punëtorëve shëndetësorë që të mos frikësohen. Vaksina është e sigurt”, tha ai
Grupe me prioritet për t’u vaksinuar të parët në Keni janë punëtorët në repartet e kujdesit intensiv në spitale dhe studentët e vitit të fundit të mjekësisë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Deri më tani, Kenia, shtet me mbi 52 milionë banorë, ka regjistruar pak më shumë viktima të pandemisë se Kosova – 1.870, ndërsa ka shënuar rreth 107.000 të infektuar.
Dega e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Afrikë ka njoftuar se një numër i konsiderueshëm i dozave të vaksinës është dërguar edhe në Ugandë.
Përmes një postimi në Tëitter, kjo organizatë njoftoi se të premten në Uganë kanë arritur 864 mijë doza të vaksinës anti-covid, ndërkohë në 11 shtete afrikane janë dërguar mbi 11 milionë vaksina.