Editori i Agjencisë së lajmeve Kosova Post, Fadil Pushkolli, ka komentuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për të listuar të gjithë grevistë, dhe paralajmërimeve për pezullim të pagës për këdo që grevon.
Ai ka thënë se ky vendim është më së paku në shërbim të mirëqeverisjes së Vetëvendosjes.
“Për më tepër një vendim i tillë, Qeverisë Kurti, përkatësisht Vetëvendosjes i jep ngjyrime regresiste.”, shkroi ndër të tjera Pushkolli.