Demush Shasha, drejtor i Institutit EPIK, ka vënë alarmin për sa u përket lajmeve të rrejshme, raporton Kosova Post.
Shasha ka thënë se për këtë na ka paralajmëruar raporti i Parlamentit Evropian (PE).
“Shperblim i jashtezakonshem moral te shikosh se sa i sakte ka qene raporti i Parlamentit Evropian per lajme te rrejshme dhe dezinformatat. Ironikisht aso kohe akteret e dezinformimit cilesuan raportin pamflet dhe plot geneshtra. Tani ne fjalorin e Ises: “Keni deshiruar, shikoni”. Ne terma pak me serioz: thellesisht besoj se kercenimi me i madh i Kosoves ne muajte dhe vitet ne vijim do jane fushatat dezinformuese qe do zbatohen nga nje kartel i interesave politike, mediatike dhe financiare” – ka shkruar ai ndër të tjera.
Sipas tij, qëllimi i këtyre lajmeve është “sabotimi i çfarëdo progresi”, raporton Kosova Post.
Ky është postimi i tij i plotë:
Shperblim i jashtezakonshem moral te shikosh se sa i sakte ka qene raporti i Parlamentit Evropian per lajme te rrejshme dhe dezinformatat.
Ironikisht aso kohe akteret e dezinformimit cilesuan raportin pamflet dhe plot geneshtra. Tani ne fjalorin e Ises: “Keni deshiruar, shikoni”.
Ne terma pak me serioz: thellesisht besoj se kercenimi me i madh i Kosoves ne muajte dhe vitet ne vijim do jane fushatat dezinformuese qe do zbatohen nga nje kartel i interesave politike, mediatike dhe financiare.
Qellimi i tyre do jete fare i thjeshte: sabotimi i cfaredo progresi te Kosoves qe do kercenonte fuqine, interesat dhe monopolet e kartelit brenda dhe jashte institucioneve.
Karteli kupton kufizimet e perdorimit te mjeteve te dhunshme, prandaj ata do te zbatojne taktikat hibride ku dezinformatat do te jane arma kryesore ne betejen publike.
Rrjedhimisht mendoj se eshte urgjente qe institucionet te fillojne nje dialog me partneret nderkombetare per ngritjen e nje infrastrukture ligjore dhe institucionale per luftimin e dezinformimit.
Pikenisja e mire eshte NATO dhe BE. NATO se fundi, ne partneritet me universitetet prestigjioze, ka publikuar nje seri hulumtimeve per te dizajnuar nje kornize institucionale ne luftimin e dezinformimit. Institucionet e vendit duhet te shqyrtojne mundesine e vendosjes se kontakteve me Qendren Evropiane te Ekselences per Luftimin e Kercenimeve Hibride, produkt i bashkepunimit NATO-BE.
Rendesia e mbrojtjes nga lajmet e rrejshme dhe fushatat dezinformuese nuk mund te mbivleresohet. Kete e ka permbledhur ne menyre briliante njeri nga hulumtimet e fundit te NATO-se: “Kercenimi per stabilitetin dhe sigurine ne vazhdimesi po ndodh ne nje “hapesire gri”, ku akteret shteteror dhe jo-shteteror jane duke zbatuar taktikat hibride, sic jane dezinformatat dhe sulmet kibernetike…per keto arsye, luftimi i kercenimeve hibride eshte top prioritet per NATO-ne”.