Raporti i sivjetmë “…global i të ushqyerit” (GNR), i përpiluar nga UNICEF, Organizata Btërore e Shëndetësisë, respektivisht Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, thekson se një përqindje e lartë e popullsisë së botës, vuan nga kequshqyerja, transmeton Kosova Post.
🚨🚨Alarming stats from the 2021 @GNReport 👉 number of avoidable deaths due to poor diets are up by 15% since 2010. 👉 Poor diets are now responsible for 12 million deaths annually. ➡️https://t.co/2I2G7IQxKD #NutritionCantWait #Nutrition4All #ActOnNCDs pic.twitter.com/kqMwVWMS4H
— NCD Alliance (@ncdalliance) November 23, 2021
Sipas këtij raporti, 48% e njerëzve keq-ushqehen.
OBSh-ja ka vendosur objektivat e reja për vitin 2025. Këto synime përfshijnë uljen e peshës tek fëmijët si dhe obezitetin tek të rriturit. Raporti vlerëson se rreth 150 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç vuajnë nga zhvillimi i vonuar, më shumë se 45 milionë janë të dobët dhe pothuajse 40 milionë janë mbipeshë.
40% e burrave dhe grave janë mbipeshë ose obezë.
Dieta jonë, nuk është përmirësuar. Përkundrazi, vdekjet nga kequshqyerja janë rritur për 15%.
“Vdekjet nga kequshqyerja janë rritur me 15% që nga viti 2010 dhe tani përbëjnë ‘një të katërtën e të gjitha vdekjeve të të rriturve’,” tha Renata Misa, kryetare e Grupit të Pavarur të Ekspertëve GNR.
“Të dhënat globale tregojnë se dieta jonë nuk është përmirësuar gjatë dhjetë viteve të fundit dhe tani përbën një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut dhe planetin”, tha Renata Misa, Kryetare e GNR-së.
Po ashtu, 155 milionë njerëz, që nga goditja e pandemisë COVID-19, ndodhen në një varfëri ekstreme./KosovaPost/