Një studim i kryer në vitin 2003 tregoi se përdorimi i aronisë në luftën kundër kancerit të zorrës së trashë ka rezultuar shumë i suksesshëm. Studiuesit nga Universiteti i Ohajos kanë zbuluar se frutat e aronisë mund ta luftojnë këtë sëmundje të egër me shumë sukses, transmeton Kosova Post.
Sipas hulumtimit, pigmentet e marra nga karotat e zeza dhe rrepkat ngadalësuan rritjen e qelizave kancerogjene me 50 deri në 80%, dhe pigmentet nga aronia shkatërruan një të pestën e qelizave ekzistuese të kësaj sëmundjeje.
Aronia është një lloj boronicë që ka shumë vitamina A, C, E, B kompleks. Ajo vepron si një antioksidant.
Kjo kokërr e kuqe është gjithashtu një burim i mirë i shumë vitaminave antioksidante, të tilla si vitamina C, vitamina A, vitamina E, betakarotina dhe folati.
Ju mund të rritni aronia në kopshtin tuaj të shtëpisë dhe të shijoni frutat e freskëta.
Aroniat do të jenë të pjekura në fund të verës ose në fillim të vjeshtësKështu ju mund të zgjidhni nëse i hani aroniat të freskëta nga kopshti, të përpunuara në forma të ndryshme.
Pijet e përgaditura nga aronija , presonat e sëmurë duhet të pinë disa herë në ditë. Ndërsa fëmijëve u rekomandohet vetëm gjysmë gote në ditë.
Ju mund ta përgatisni lëngun e aronijave vetë dhe pa i shtuar ujë.
Thjesht vendoseni në shtrydhëse frutash e perimesh. Ruani gjithmonë në një vend të freskët dhe të errët.
Gjithashtu ju mund ti mbani aroniat edhe të ngrira, dhe i shkrini para përdorimit.
Veçanti tjetër e aronisë është edhe përdorimi i saj ndikon në rregullimin e presionit të gjakut
Përmbajtja e kaliumit në aroni është mjaft e lartë për të pasur një efekt të dukshëm në shëndetin e zemrës.
Fibrat dhe antioksidantët e ndryshëm në aroni luajnë një rol vendimtar në shëndetin e zemrës, pasi ato ulin nivelet e kolesterolit dhe veprojnë kundër radikaleve të lira.
Aronia gjithashtu ka efekte të larta edhe në uljen e sheqerit në gjak./Kosova Post/