Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të protestojë sot, me fillim nga ora 11:30, për të kërkuar shtesat prej 100 euro për çdo të punësuar deri në miratimin e Ligjit për pagat, zbatimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore si dhe ndryshim e Ligjit për Skemat Sociale.
Protesta do të nis nga Biblioteka Kombëtare për të vazhduar deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
“Miratimi i Ligjit të Pagave sa më shpejt që është e mundur dhe fillimi i zbatimit të tij e deri në fillim të zbatimit rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Informojmë qytetarët, që nesër, e premte, më 8 prill 2022, në organizimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, e në udhëheqjen e Kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli, mbahet Protesta e paralajmëruar e Federatave dhe Shoqatave Sindikale.
Protesta do të niset në orën 12:00 nga Biblioteka Kombëtare dhe do të vazhdojë drejt rrugës Agim Ramadani poshtë rrugës Eqrem Çabej në drejtim të rrugës Xhorxh Bush e nëpërmes Sheshit Zahir Pajaziti për tu ndalur në Sheshin Skënderbeu para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës ku Partnerit Social – Qeverisë do t’i parashtrohen kërkesat e Federatave Sindikale të BSPK-së:
- Miratimi i Ligjit të Pagave sa më shpejt që është e mundur dhe fillimi i zbatimit të tij e deri në fillim të zbatimit rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës.
- Fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor
- Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, nr. 04/L-131, sidomos të ndryshohet te neni 8, paragrafi 1 e nënparagrafët 1.2 dhe 1.3, që thirret në Ligjin e Sigurisë Pensionale të vitit 1983, pra sipas të cilit kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para datës 01.01.1999